Ndërlidhjet

Rusia së shpejti i dorëzon Iranit sistemin e mbrojtjes raketore


Ilustrim
Ilustrim

Rusia thotë se dorëzimi i parë i sistemit të mbrojtjes raketore S-300 për Iranin do të ndodhë në gusht ose shtator të këtij viti.

Këto komente që u dhanë sot nga Sergei Chemezov, kryetar i Konglomeratit Industrial të Rusisë, vijën në kohën kur flitet se marrëveshja po përballet me vështirësi.

Zyrtarë anonimë rusë i kanë thënë gazetës Kommersant se janë ngritur probleme me çështjen e pagesës.

Ditorja ruse tha se kontrata, e nënshkruar nëntorin e kaluar, kërkon nga Irani që të paguajë rreth 1 miliard dollarë me anë të disa kësteve dhe pritej që pagesa e parë të bëhej në shkurt.

As zëdhënësi i Kremlinit e as ai i Rosoboronexport (eksportuesi rus i armëve), nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë, raporton gazeta ruse.

XS
SM
MD
LG