Ndërlidhjet

Ish-zyrtari rus për media ka vdekur nga “lëndime të rënda” në kokë


Ish-ministri rus i Medias, Mikhail Lesin

Ish-ministri rus i Medias, Mikhail Lesin

Zyrtarët në Uashington thanë se një ish-ministër rus i Medias, Mikhail Lesin, i cili ishte gjetur i vdekur në një hotel në kryeqytetin amerikan në muajin nëntor, ka vdekur nga “lëndimet e rënda në kokë”, një përcaktim që sugjeron se ish-aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, mund të jetë vrarë.

Shefi i Zyrës së Mjekësisë Ligjore nga ky qytet tha përmes një deklarate dhënë Radios Evropa e Lirë se faktorët e tjerë që kanë ndikuar në vdekjen e Lesinit janë “lëndime e rënda”, në qafë dhe në ekstremitetet e poshtme dhe të larta.

Gazeta “New York Times” e kishte cituar një zyrtar se kishte thënë që këto lëndime ishin rezultat i asaj që dokumentet e kishin cilësuar si “një lloj grindje” që kishte ndodhur para se Lesini të kthehej në dhomën e tij në hotel.

Zyra e Mjekësisë Ligjore tha se rasti ende është i hapur dhe nuk dha komente të tjera shtesë.

XS
SM
MD
LG