Ndërlidhjet

logo-print

Rusia pret që qeveria siriane të marrë pjesë në bisedime


Ilustrim

Ilustrim

Rusia thotë se qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad ka dhënë indikacione se do të dërgojë delegatë në bisedimet paqësore për Sirinë, që do të mbahen javën e ardhshme në Gjenevë.

Damasku ende nuk e ka konfirmuar publikisht një gjë të tillë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e pyetur nëse Rusia, një aleate e afërt e Assadit, po e inkurajon Damaskun që të marrë pjesë, ajo tha: “Ata nuk po refuzojnë”.

“Ata thanë menjëherë se do të marrin pjesë, se janë të gatshëm dhe se do të jenë të parët që do të arrijnë, kurdo që është e nevojshme”, shtoi ajo.

Ministri i Jashtëm i Sirisë pritet që zyrtarisht ta paraqesë nesër qëndrimin e qeverisë së tij lidhur me bisedimet në Gjenevë, në një konferencë që pritet të mbahet në Damask.

XS
SM
MD
LG