Ndërlidhjet

Franca kërcënon se do të propozojë sanksione kundër Libisë


Ilustrim
Ilustrim

Franca thotë se do të propozojë sanksione kundër Libisë gjatë javës së ardhshme, pas ngritjes së shqetësimeve se Shteti Islamik po e keqpërdorë jostabilitetin politik, që ta forcojë veten në shtetin verior afrikan.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë se mund të kërcënojmë me sanksione. Në çfarëdo rrethana që janë, unë do ta propozoj këtë gjë para kolegëve të mijë të hënën në Bruksel”, ka thënë ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, gjatë një interviste për transmetuesin francez, iTele, të incizuar në Kajro, gjatë vizitës së tij në Egjipt.

Franca kishte thënë në muajin shkurt se do të përkrahte vënien e sanksioneve ndaj “atyre që me qëllim i pengojnë proceset politike.”

XS
SM
MD
LG