Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia kërkojnë që Korea e Veriut t’u kthehet bisedimeve bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Rusia dhe Kina kanë kërkuar nga Korea e Veriut që t’i ndal testet raketore dhe t’u kthehet bisedimeve për programin e saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov dhe ai kinez, Wang Yi kanë lëshuar një kërkesë, pas takimit të sotëm në Moskë.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Korea e Veriut sfidoi Kombet e Bashkuara, duke gjuajtur raketa balistike, me rreze të shkurtë, në det.

Lavrovi tha se Moska e cilëson sjelljen e Penjanit si të “papërgjegjshme”.

XS
SM
MD
LG