Ndërlidhjet

Shpërthen një veturë në Ingusheti të Rusisë


Ilustrim
Ilustrim

Një veturë ka eksploduar në afërsi të një xhamie në rajonin e Ingushetisë, në Kaukazin Verior.

Zyrtarët vendorë thonë se shpërthimi ka ndodhur paraditen e sotme, menjëherë pas lutjeve të së premtes, në qytetin më të madh të Ingushetisë, në Nazran.

Nuk njoftohet për viktima, përderisa zyrtarët thonë se një person i lënduar është dërguar në spital.

Dhuna është gjë e zakonshme në rajonin e Kaukazit Verior të Rusisë, i cili e përfshinë Ingushetinë, Degestanin, Çeçeninë dhe Kabardino-Balkaria.

Militantët islamikë dhe grupet kriminale në vazhdimësi kanë në shënjestër klerikët fetarë, të cilët predikojnë islamin e moderuar, pastaj ushtrinë ruse dhe zyrtarët lokalë.

XS
SM
MD
LG