Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, Ivanov kritikon BE-në


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se vendi i tij “detyrohet të paguajë” për gabimet e Bashkimit Evropian, në lidhje me krizën me migrantë.

Maqedonia ka mbyllur kufirin me Greqinë, duke bërë që dhjetëra-mijëra migrantë të mbeten të bllokuar në shtetin fqinj.

“Në krizën me migrantë, ne kemi shpenzuar 25 milionë euro nga paratë e taksapaguesve tanë dhe kemi shpallur krizë kombëtare. Çfarë kemi marrë nga Evropa në këmbim? Asgjë. Asnjë cent”, ka thënë Ivanov për gazetën gjermane Bild.

“Nuk jemi as vend i BE-së, as në zonën Schengen, as në NATO”, ka shtuar ai.

“Po të mbështeteshim te Brukseli, ne do të ishim vërshuar nga xhihadistët”, ka thënë Ivanov.

Austria, Sllovenia, Kroacia, ashtu si edhe Serbia dhe Maqedonia, kanë mbyllur këtë javë njëanshëm kufijtë për të penguar rrjedhën e migrantëve.

Ky veprim është kritkuar nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG