Ndërlidhjet

Milicitë në Sudanin J. kanë përdhunuar gra në vend të pagave


Logo e OKB-së
Logo e OKB-së

Milicitë aleate të ushtrisë së Sudanit Jugor janë lejuar të përdhunojnë gratë në vend të pagave, derisa kanë luftuar kundër rebelëve, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Hetuesit kanë gjetur se 1,300 gra janë përdhunuar vetëm vitin e kaluar.

Në raport po ashtu thuhet se milicitë kanë vjedhur prona personale.

“Shkalla dhe lloji i dhunës seksuale, i kryer në Sudanin Jugor, përbën një nga abuzimet më të tmerrshme me të drejtat e njeriut në botë”, ka thënë komisionari për të drejta të njeriut i OKB-së, Zeid Ra'ad Al Hussein.

Raporti citon një grua të ketë thënë se ajo ka parë vajzën e saj 15 vjeçe duke u përdhunuar nga 10 ushtarë, pasi burri i saj është vrarë.

XS
SM
MD
LG