Ndërlidhjet

UEFA akuzon Lazion për slogane raciste në Pragë


Ilustrim
Ilustrim

Në incidentin e fundit racist që përfshin tifozët e Lazios, Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka akuzuar klubin italian, pas ndërprerjes së një ndeshjeje të Ligës Evropiane.

Tifozët e Lazios kanë brohoritur slogane raciste kundër mbrojtësit të Spartës çeke, Costa Nhamoinesu, i cili është me ngjyrë dhe vjen nga Zimbabveja.

Arbirti ka ndërprerë ndeshjen, e cila është zhvilluar të enjten në Pragë, për të paralajmëruar tifozët italianë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:1.

UEFA ka akuzuar Lazion për “sjellje raciste” të tifozëve, si dhe “himne të paligjshme”.

Lazio përballet me gjobë dhe mbyllje të së paku një pjese të stadiumit të tij për disa ndeshje.

Komiteti disiplinor do të gjykojë rastin më 22 mars.

Sparta po ashtu është akuzuar për hedhje të fishekzjarreve në stadium.

Ndeshja kthyese midis Lazios dhe Spartës do të zhvillohet të enjten.

XS
SM
MD
LG