Ndërlidhjet

Rusia i kërkon llogari SHBA-së për vdekjen e aleatit të Putinit


Mikhail Lesin, 2013
Mikhail Lesin, 2013

Prokurori i përgjithshëm i Rusisë, Yury Chaika, ka bërë një kërkesë zyrtare për informacione nga Uashingtoni, në lidhje me vdekjen e ish-ministrit rus të Shtypit, Mikhail Lesin.

Zëdhënësi i Chaikas, Saak Karapetian, ka thënë se kërkesa i është dërguar prokurores së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, në përputhje me një marrëveshje të përbashkët SHBA-Rusi për ndihmë të ndërsjellë në lëndët penale.

Deklarata vjen një ditë pasi Zyra Mjeko-Ligjore në Uashington ka thënë se Lesin, i cili është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në kryeqytetin amerikan, nëntorin e kaluar, ka vdekur nga “goditjet në kokë”.

Ky përcaktim ka lënë të kuptohet se ish-aleati i presidentit rus, Vladimir Putin, mund të jetë vrarë.

Lesin, për kohë të gjatë, është konsideruar si një nga figurat më me ndikim në skenën mediale ruse dhe në korridoret e pushtetit.

Ai është gjetur i vdekur më 5 nëntor, 2015.

Nuk është e qartë se pse ka qenë në Uashington, por disa anëtarë të familjes janë banorë të SHBA-së dhe kanë interesa biznesi atje.

XS
SM
MD
LG