Ndërlidhjet

SHBA: Tubimi i Trumpit u anulua për shkaqe sigurie


Pamje e turmave të mbështetësve dhe protestuesve mbrëmë në Çikago

Pamje e turmave të mbështetësve dhe protestuesve mbrëmë në Çikago

Kandidati republikan, Donald Trump, i cili aktualisht udhëheq në garën presidenciale, e ka anuluar një tubim të mbrëmshëm në Çikago, duke cituar shqetësime të sigurisë, derisa turmat e protestuesve janë përleshur me mbështetësit e tij.

Në deklaratën e zotit Trump, pas takimit me policinë e Çikagos, thuhet se “për sigurinë e të gjithë dhjetëra mijëra njerëzve, që janë tubuar në dhe rreth arenës, tubimi i sontëm do të shtyhet për një ditë tjetër”.

Anulimi ka ndikuar që një grup i madh i protestuesve të brohoriste nga gëzimi, ndërsa një grup tjetër po aq i madh i mbështetësve të Trumpit, kanë thënë zëshëm “ne e dëshirojmë Trumpin!”

Rrjeti CNN ka vlerësuar se prej 8,500 e deri në 10 mijë njerëz ishin në Universitetin e Ilinoisit për këtë tubim.

Pamjet televizive paraqesin njerëzit duke u kacafytur para fillimit të planifikuar të tubimit.

Përleshjet dhe zemërimi, konfrontimet intensive gojore, që shpërthyen ndërmjet mbështetësve të Trumpit dhe protestuesve, ndikuan që policia speciale t’i përcillte njerëzit jashtë ndërtesës.

Një aktivist i komunitetit në Çikago i tha agjencisë AP se qëllim i protestuesve ishte që “të bollokohet Donald Trump me të gjitha mënyrat”, ndërsa një tjetër organizues i protestës i tha agjencisë Reuters se ata janë shumë të kënaqur që patën sukses.

XS
SM
MD
LG