Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e paraqet çështjen e Iranit në OKB


Ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power

Ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, thotë se do të shtrohet çështja e lansimeve të raketave balistike të Iranit gjatë konslutimeve më 14 mars në Këshillin e Sigurimit të Kombeve në Bashkuara.

Ambasadorja Power tha mbrëmë vonë se “këto lansime e theksojnë nevojën e punës me partnerë në gjithë botën për ta ngadalësuar dhe degraduar programin raketor iranian”.

Këtë javë, është raportuar se Garda Revolucionare e Iranit i ka kryer disa prova të raketave balistike.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vendet e tjera, thanë se nëse kjo konfirmohet, atëherë lansimet e raketave balistike atomike do ta shkelnin rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG