Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: MSA hyn në fuqi muajin e ardhshëm


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit (MSA) e Kosovës me Bashkimin Evropian, do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.

Mëtutje, përmes një postimi në rrjetin Facebook, kryeministri Mustafa ka ritheksuar se MSA do të hapë mundësi të mëdha për prodhuesit kosovarë.

“Prodhimet ‘Made in Kosova’, do të depërtojnë pa asnjë kufizim në një treg mbi 508 milionë konsumatorë të Bashkimit Evropian dhe do të krijohen mundësi të mëdha partneriteti dhe inkurajim të investimeve. Do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet shtetëror dhe institucionale për të qenë në shërbim të prodhuesve kosovarë, për të rritur prodhimtarinë e tyre, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. ”, ka shkruar Isa Mustafa.

Kosova e ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, në tetor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG