Ndërlidhjet

Kerry: Bisedimet për Sirinë mund të lëvizin përpara


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se bisedimet paqësore për Sirinë të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, do të duhej të lëviznin përpara më 14 mars, ashtu siç është planifikuar, derisa fillimisht, monitoruesit e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara takohen për të diskutuar për perceptimin e shkeljeve të armëpushimit.

Duke folur sot në Arabinë Saudite, zoti Kerry theksoi se shpreson se do të bisedoj me telefon me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për akuzat se regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, po i shkel parimet e marrëveshjes për ndaljen e armiqësive.

I pyetur se nëse konferenca e paqes në Gjenevë duhet të lëvizë ashtu siç planifikohet, Kerry tha “po duhet”.

Grupi kryesor i opozitës së Sirisë, që mbështetet nga perëndimi, mbrëmë theksoi se do të merr pjesë në bisedimet indirekte paqësore në Gjenevë me qeverinë në Damask.

John Kerry më 13 mars do të jetë në Paris për bisedime me diplomatët evropianë për Libinë, Sirinë, Jemenin dhe Ukrainën.

XS
SM
MD
LG