Ndërlidhjet

Ukrainë: Në pjesën juglindore janë vrarë dy ushtarë


Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës Andriy Lysenko

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës Andriy Lysenko

Ushtria e Ukrainës thotë se dy pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëveqë mbështeten nga Rusia, në pjesën juglindore të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha sot se njëri ushtar ishte vrarë nga sulmi me predhë në Avdijivka, afër qytetit Donjeck, që është nën kontroll të kryengritësve, ndërsa ushtari i dytë është vrarë kur njësia e tij ishte sulmuar në një pozitë, 25 kilometra larg nga Donjecku.

Sipas këtij zëdhënësi ka pasur “rritje të shpejtë të sulmeve dhe provokimeve” nga separatistët gjatë ditës së kaluar.

Nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës janë vrarë më se 9,100 vetë, prej prillit të vitit 2014, kur filloi ky konflikt, pak kohë pasi Rusia e ankesoi Krimenë e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG