Ndërlidhjet

Itali: Gjashtë skiatorë e humbën jetën nga orteku i borës


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet thonë se gjashtë skiatorë sot e kanë humbur jetën nga orteku i borës në Alpet e Italisë, ndërsa shpëtimtarët janë në kërkim të viktimave të tjera të mundshme.

Kjo ishte dita më vdekjeprurëse nga orteku në këtë rajon për vite të tëra.

Shefi i operacioneve të kërkuesve italianë, Rafael Kostner, i tha agjencisë ANSA se personat që e humbën jetën ishin nga një grup i skiatorëve.

Nuk është e qartë se sa vetë ishin në grup dhe se çka e shkaktoi ortekun eborës.

Sipas zotit Kostner, lartësia e madhe ku ka ndodhur incidenti tragjik, afro 3 mijë metra në Monte Nevoso, e ka vështirësuar kërkimin, pasi helikopterët kanë pasur probleme për të fluturuar mjaft lartë për të arritur në vendin e ngjarjes.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shifër precize të personave të mbijetuar.

XS
SM
MD
LG