Ndërlidhjet

Rusi: Mbyllet Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Raportohet se Misioni diplomatik i Rusisë në Gjenevë ka konfirmuar se Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në Moskë do të mbyllet, derisa zyrtarë të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut janë shprehur të frikësuar se kjo mund të ndodhë.

Në një raport të djeshëm të agjencisë ruse të lajmeve, RIA Novosti, thuhet se misioni diplomatik rus e ka konfirmuar vendimin për mbylljen e Zyrës së Komisionarit të lartë për të drejta të njeriut në Moskë.

Para dy ditësh, Komisionari për të drejtat e njeriut i OKB-së, Zeid Raad al-Hussein, ka shprehur shqetësim për “sinjalet që i ka marrë” nga Kremlini, se Rusia synon mbylljen e zyrës së OKB-së në Moskë.

Ky zhvillim po ndodhë në kohën kur në Rusi po rritet goditja kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut, gazetarëve të pavarur dhe kundër debatit publik.

Ambasadori rus, Aleksei Borodavkin, është cituar nga RIA Novosti se ka thënë që zyra në Moskë kishte ndihmuar në krijimin e institucioneve për të drejtat e njeriut në Rusi dhe nuk “shihet asgjë e jashtëzakonshme” në mbylljen e saj.

XS
SM
MD
LG