Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanbartësi amerikan është nisur për në Korenë Jugore


Pamje e një aeroplanbartësi të Shteteve të Bashkuara

Pamje e një aeroplanbartësi të Shteteve të Bashkuara

Një aeroplanbartës amerikan pritet të arrijë sot në Korenë Jugore, për të marë pjesë në ushtrimet detare pas testeve aktuale të armatimit atomik dhe të raketave me rreze të mesme veprimi të Koresë Veriore.

Së bashku me këtë aeroplanbartës janë nisur edhe pajisje të tjera, që marrin pjesë në ushtrimet masive ushtarake amfibe.

Derisa tensionet lidhur me testet e Koresë Veriore po shtohen, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, javën e kaluar i kanë filluar bisedimet lidhur me vendosjen e mundshme të një sistemi të avancuar raketor mbrojtës amerikan në Korenë Jugore.

Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar vendosjen e tillë duke theksuar se ajo do t’i “dëmtoj interesat strategjikë të sigurisë së Kinës dhe Rusis.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se nuk e di nëse do të vendoset sistemi, por është shprehur se “nëse po, nuk ka arsye për rusët dhe kinezët të shqetësohen për të, pasi ai është krejtësisht i natyrës mbrojtëse”.

XS
SM
MD
LG