Ndërlidhjet

Paris: John Kerry takohet me ministrat evropianë


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë ditës së sotme në Paris pritet të takohet me ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë, Italisë dhe Gjermanisë, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Temë kryesore e këtyre takimeve është mbajtja e bisedimeve indirekte paqësore të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, që fillojnë nesër në Gjenevë, ndërmjet regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe përfaqësuesve të grupeve të opozitës së Sirisë.

Komiteti i Lartë i Negociatave, që është një bashkim i grupeve opozitare siriane, i mbështetur nga Arabia Saudite, ka njoftuar se do të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës dhe se do të kërkoj formimin e qeverisë së tranzicionit me të drejtat të plota ekzekutive.

Shefi opozitar negociator, Mohammad Alloush, tha mbrëmë në Gjenevë se “periudha tranzitore do të duhet të filloj me rënien ose vdekjen e Bashar al-Assadit”.

Alloush tha se qeveria e tranzicionit “nuk mund të startoj me praninë e regjimit ose me shefin e këtij regjimi ende në pushtet”.

Ministri i jashtëm i Sirisë, Walid al-Moallem, tha se delegacioni i regjimit të presidentit Assad, sot do të arrijë në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG