Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Vazhdojnë hetimet për sulmin në ndërtesën presidenciale


Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet intensive të identifikimit të personave të dyshuar në rastet e dëmtimit të pasurisë shtetërore dhe atyre private.

“Të gjitha dëshmitë relevante të konfiskuara në raste të caktuara, duke përfshirë edhe incizimet-kamerat janë duke u hetuar dhe analizuar nga njësitet kompetente, me qellim të zbardhjes sa më parë të këtyre rasteve kriminale dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të involvuar në këto raste”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, bënë të ditur se me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarr masa shtesë me shtimin e prezencën policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile.

Po ashtu, Policia e Kosovës kërkon nga qytetaret që kushdo që posedon ndonjë informacion ta njoftoj policinë, në mënyrë që të parandalohen dhe zbardhen sa më parë këto raste kriminale.​

Cak i këtyre sulmeve, gjatë ditës së djeshme kanë qenë edhe zyrat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Policia e Kosovës kishte raportuar se disa persona të dyshuar, të maskuar kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës presidenciale.

Më shumë në lidhje me sulmin ndaj Presidencës, mund të lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG