Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga shembja e minierës së paku 7 xehetarë të vrarë


Pamje e pjesës së jashtme të një miniere të thëngjillit në Pakistan

Pamje e pjesës së jashtme të një miniere të thëngjillit në Pakistan

Së paku 7 xehetarë janë vrarë nga shembja e një minere të thëngjillit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Kjo shembje në minierën Orakzai ishte shkaktuar nga të reshurat e mëdha. Dy xeheratë ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa zartarët kanë thënë se janë shpëtuar 26 punëtorë.

Por, përpjekjet për shpëtim po pengohen në masë të madhe nga të reshurat intensive.

Ushtria pakistaneze ka kumtuar se mbrëmë vonë i ka dërguar më se 100 pjesëtarë të saj për të ndihmuar në operimin e makinerisë së rëndë.

Minierat në Pakistan janë të njohura për standardet e ulëta të sigurisë dhe ventilimin e dobët.

Së paku 43 punëtorë janë vrarë në mars të vitit 2011, kur nga një eksplodim është shkaktuar shembje në minierën e thëngjllit në provincën Baloçistan.

XS
SM
MD
LG