Ndërlidhjet

Iran: Nuk ka plane për ngrirjen e prodhimit të naftës


Ilustrim i rënies së çmimit të naftës

Ilustrim i rënies së çmimit të naftës

Irani thotë se nuk ka plane për ngrirjen e prodhimit të vet të naftës, duke i dhënë një goditje marrëveshjes së arritur muajin e kaluar ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite, për ndaljen e rënies së çmimeve globale të naftës.

Ministri i naftës i Iranit, Bijan Namdar Zanganeh, i tha sot Televizionit iranian, Press TV, se vendet e tjera prodhuese të naftës duhet të na “lënë në qetësi”.

Mëtutje, ai ka theksuar se Irani do ta shqyrtoj ngrirjen vetëm pasi ta ngritë prodhimin në 4 milionë fuçi në ditë, që është një nivel që e ka pasur para se të imponoheshin sanksionet ndërkombëtare, për shkak të shqetësimeve lidhur me programin atomik iranian.

Sipas Organizatës së Vendeve për Eksportin e Naftës (OPEC) prodhimi aktual iranian është ndërmjet 2.8 dhe 3.5 milionë fuçi në ditë.

Marrëveshja ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite, me të cilën janë pajtuar edhe vendet anëtare të OPEC-ut, Katari dhe Venezuela, parasheh stzabilizimin e çmimit të naftës, që ka shënuar rënie deri në 70%, prej se e kishte arritur kulmin në mes të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG