Ndërlidhjet

Gjermani: Partia e kancelares Merkel ballafaqohet me probleme


Pamje nga votimet e mëparshme në Gjermani

Pamje nga votimet e mëparshme në Gjermani

Partia CDU e kancelares gjermane, Angela Merkel, është e përgatitur për vështirësi të mundshme, për shkak të politikave të zonjës Merkel për migrantët, në zgjedhjet që mbahen sot në tri shtete gjermane.

Kandidatët e Unionit Kristiano Demokratik (CDU) kanë thënë se gara e sotme zgjedhore është më e vështira për këtë parti për një kohë të gjatë.

Më se 12 milionë zgjedhës pritet të votojnë për zgjedhjen e parlamenteve të reja rajonale në shtetet, Baden-Virtemberg, Rhinenland-Palatinate dhe Saksony-Anhalt.

Këto zgjedhje, që njihen me emrin Super e Diela, janë votimet më masive prej vitit 2015, kur në Gjermani ka hyrë numër rekord i migrantëve.

Rrjedhimisht, votimet shihen si referendum për vendimin e zonjës Merkel për t’i hapur kufitë për refugjatët, të cilët po largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG