Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim i fuqishëm në Ankara - 34 të vrarë


Pamje nga një eksplodimi i mëparshëm në Ankara

Pamje nga një eksplodimi i mëparshëm në Ankara

Nga një shpërthim i fuqishëm në Ankara sot janë vrarë 34 veta dhe janë plagosur dhjetëar të tjerë.

Ministri turk i shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, tha se "tridhjetë veta u vranë në vend, ndërsa katër të tjerë vdiqën në spital".

Ai tha se 125 njerëz, nga të cilët 90 në gjendje të rëndë janë trajtuar në spitale të ndryshme në Ankara.

Zyrtarët thanë se shpërthimi që besohet të jetë kryer me një makinë bombë ndodhi në sheshin Kizilay, një zonë shumë e frekuentuar afër ambasadave të huaja dhe ndërtesave qeveritare

XS
SM
MD
LG