Ndërlidhjet

Francë: Irani mund të ballafaqohet me sanksione të BE-së


Jean-Marc Ayrault
Jean-Marc Ayrault

Franca i ka tërhequr vërejtjen Iranit se mund të ballafaqohet me sanksione të Bashkimit Evropian lidhur me testet e kryera të raketave balistike nga ana e Gardës Revolucionare të Irakut, javën e kaluar.

Qeveritë perëndimore tashmë thanë se nëse konfirmohet se raketat kishin aftësi atomike, atëherë provat e tyre paraqesin shkelje të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, tha sot në Paris se “nëse është e domosdoshme, do të ndërmerren sanksione” kundër Iranit.

Këto komente ai i bëri pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, dhe disa ministra të tjerë të jashtëm të vendeve evropiane.

John Kerry theksoi se testet raketore të Iranit paraqesin shkelje të rezolutave të OKB-së “meqë ato janë më të gjata se distanca e lejuar për raketa balistike dhe për këtë arsye, ato paraqesin kërcënim potencial për vendet në rajon dhe jashtë tij”.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG