Ndërlidhjet

BE sot diskuton sanksionet e mundshme ndaj Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet që të diskutojnë rreth sanksioneve të mundshme ndaj Iranit, e po ashtu edhe marrëdhënieve me Rusinë, gjatë takimit të tyre të sotëm në Bruksel.

Mbledhja e Këshillit Evropian për Çështje të Jashtme, e cila përfshin ministrat e jashtëm nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, vjen në kohën kur BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë e ri-angazhimit me Iranit, pas marrëveshjes bërthamore të tij me fuqitë botërore, në korrik të vitit 2015.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, tha dje në Paris se “nëse është e domosdoshme, do të ndërmerren sanksione” kundër Iranit.

Këto komente ai i bëri pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, dhe disa ministra të tjerë të jashtëm të vendeve evropiane.

John Kerry theksoi se testet raketore të Iranit paraqesin shkelje të rezolutave të OKB-së “meqë ato janë më të gjata se distanca e lejuar për raketa balistike dhe për këtë arsye, ato paraqesin kërcënim potencial për vendet në rajon dhe jashtë tij”.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG