Ndërlidhjet

Roja kufitare në Azerbajxhan vret pesë persona të armatosur


Ilustrim

Ilustrim

Nga Baku raportohet se rojet kufitare të Azerbajxhanit kanë vrarë pesë qytetarë të armatosur të Azerbajxhanit dhe të Bangladeshit, të cilët e kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Irani.

Të shtënat ndodhën në afërsi të fshatit Dashkend, në rajonin Yardymli, në kufirin jugor të Azerbajxhanit me Iranin, pasi një pajisje sinjalizuese kishte detektuar një grup prej tetë deri në dhjetë persona, që po kalonin në territorin e Azerbajxhanit.

Një deklaratë e shërbimeve të rojës kufitare tha se grupi i kishte injoruar sinjalet dhe kishte filluar t’i gjuante policët.

Gjithashtu ata njoftuan se dy persona të armatosur janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG