Ndërlidhjet

Zëdhënësi i Kadyrovit të Çeçenisë kërkon dënimin e Yashinit


Zëdhësi i Kadyrovit, Alvi Karimov
Zëdhësi i Kadyrovit, Alvi Karimov

Një zëdhënës i Ramzan Kadyrovit, udhëheqësit të rajonit të Çeçenisë, tha se ai ka kërkuar zyrtarisht nga prokurorët rusë që ta hapin një rast kriminal kundër një lideri të opozitës, për “nxitje të përçarjes etnike dhe fetare.”

Alvi Karimov tha sot se një raport i muajit shkurt nga Ilya Yashin, zëvendëskryetar i partisë PARNAS, lidhur me situatën në Çeçeni, përmban “gënjeshtra, ofendime dhe akuza të pabaza” kundër Kadyrovit.

Raporti gjithashtu thotë se Kadyrovi është duke sunduar në “Kalifatin e vet çeçen”, në të cilin, ai “jeton në luks, praktikon ligjet e Sheriatit mbi ato të Rusisë, dhe se është duke e ndërtuar një ushtri të vet personale.”

Presidenti rus, Vladimir Putin është mbështetur në Kadyrovin për ta stabilizuar Çeçeninë, pas dy luftërave seperatiste, duke e bërë atë imun ndaj kontrolleve federale.

Yashin tha sot se ai është i gatshëm që të mbrojë në gjyq “çdo fjalë” të shkruar në raport.

XS
SM
MD
LG