Ndërlidhjet

Hyseni: Policia ka disa pista të sigurta të hetimeve


Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet intensive për identifikimin e personave të përfshirë në sulmet e bëra ndaj objekteve shtetërore.

“Sa i përket akteve të fundit të dhunshme kundër institucioneve të Kosovës, unë mund t’ju njoftoj se tashmë Policia e Kosovës ka disa pista të sigurta të hetimit dhe në asnjë mënyrë nuk do të nxitoj që me çfarëdo deklarate të ndërhyj në një proces hetues që e bën Polica e Kosovës, në mënyrë të pavarur dhe profesionale”, ka thënë Hyseni.

Ai ka shtuar se instalimi i dhunës si mjet për arritjen qëllimeve politike është i papranueshëm.

Cak i sulmeve të ndërtesave shtetërore dhe veturave zyrtare,gjatë mëngjesit të ditës së shtunë, kanë qenë edhe zyrat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Policia e Kosovës kishte raportuar se disa persona të dyshuar, të maskuar, kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës presidenciale.

XS
SM
MD
LG