Ndërlidhjet

Brenda nëntë muajve, asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka theksuar se Kosova ka arritur që për një periudhë të shkurtë kohore të shënojë rezultate të prekshme në luftën kundër terrorizimit.

“Para një viti e gjysmë, Kosova ishte një nga shtetet që kishte dhënë numër të madh të luftëtarëve të huaj, por, në një periudhë të shkurtë, me masat dhe veprimet që i kemi bërë si shtet, sot e kemi një situatë që po hyjmë gati në muajin e nëntë që nga Kosova nuk është shënuar as një rast i shkuarjes në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shtet Islamik”, ka thënë Hyseni.

Ai ka thënë që për të avancuar në luftën kundër terrorizimit dhe veprave tjera kriminale, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë është mjaft i rëndësishëm dhe jetik.

Ndryshe, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit,mbi luftën kundër terrorrizmit në botë gjatë vitit 2014, Kosova është vlerësuar si një vend me kërcënim në rritje nga ekstremizmi islamik.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, por edhe ata nga shoqëria civile, thonë se që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste në Siri dhe Irak, është rreth 300.

XS
SM
MD
LG