Ndërlidhjet

Holanda thotë se çereku i migrantëve vijnë nga vendet “e sigurta”


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria holandeze ka thënë se një në katër migrantë që kërkon azil në Holandë, deri më tani, që nga fillimi i vitit, vjen nga ndonjë vend që konsiderohet “i sigurt”, gjë që nënkupton se ata nuk mund ta fitojnë statusin e refugjatit.

Shërbimet e Migrimit kanë thënë sot se çereku i 4400 kërkesave të azilit, të parashtruara për herë të parë në vitin 2016, vijnë nga vende si Serbia, Shqipëria dhe Kosova.

Vitin e kaluar, rreth 59 mijë migrantë kishin aplikuar për azil në Holandë, një shtet ky i vogël e me popullësi të dendur, prej 17 milionë banorëve.

Përderisa Holanda po kërkon mënyra për t’u përballur me fluksin, migrantët nga vendet e sigurta tani po refuzohen më me shpejtësi dhe nuk po lejohen më që t’i presin vendimet për ankesa në këtë shtet, dhe ata duhet të largohen menjëherë.

XS
SM
MD
LG