Ndërlidhjet

logo-print

Më 29 prill do të mbahet rrethi i ri i zgjedhjeve në Iran


Ilustrim

Ilustrim

Irani do të mbajë një rreth të ri të zgjedhjeve më 29 prill, për të vendosur për fituesit në 69 zona zgjedhore, ku nuk ka pasur fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare të 26 shkurtit.

Ali Motlagh, sekretari i Komisionit Zgjedhor, që është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka bërë njoftimin sot në televizionin shtetëror.

Sipas ligjit për zgjedhje në Iran, një anëtar i Parlamentit duhet të fitojë 25 për qind të votave të hedhura, por, kjo gjë ndodhi vetëm për 221 nga 290 ulëset e Parlamentit të vendit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, më 26 shkurt, aleatët e presidentit të moderuar iranian, Hassan Rouhani, fituan shumicën e ulëseve kundër konservatorëve.

XS
SM
MD
LG