Ndërlidhjet

Raketa evropiano-ruse niset për në Mars


Raketëbartësi Proton gjatë lansimit të sotëm në bazën kozmike Bajkonur në Kazakistan

Një raketë e gjithësisë e ka filluar sot udhëtimin shtatëmujor për në Mars, në kuadër të misionit pa njerëz evropiano-rus, për analiza lidhur me shenja eventuale të jetës në këtë planet.

Lansimi u bë nga baza në Bajkonur të Kazakistanit, ndërsa është shfrytëzuar raketbartësi i prodhimit rus, Proton, për ta dërguar anijen ExoMars, jashtë atomosferës së Tokës.

Në kuadër të kësaj anijeje kozmike gjenden një satelit dhe një modul i aterimit. Pritet që kjo anije të arrijë në Mars jnë gjysmën e muajit tetor të këtij viti.

Sateliti do ta analizoj atzmosferën e Marsit dhe do të gjurmoj për metan dhe gazrat e tjerë, që mund të paraqesin dëshmi për jetë.

Moduli i aterimit do t’i testoj kapacitetet për aterim të sigurt të misionit të ardhshën pa njerëz, që planifikohet të lansohet në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG