Ndërlidhjet

Gjuriq e falënderon delegacionin izraelit për mosnjohje të Kosovës


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, e ka falënderuar sot një delegacion të Ministrisë së jashtme të Izraelit për atë se nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar kjo zyrë.

Gjatë takimit me këtë delegacion izraelit, të cilin e ka kryesuar drejtori i Drejtoratit për Evro-Azi dhe Ballkan, Zvi Rav-Ner, është biseduar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, situatës së sigurisë në Kosovë dhe rëndësisë së krijimit të Asociacionit të komunave me popullatë shumicë serbe.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori izraelit në Beograd, Yossef Levy.

XS
SM
MD
LG