Ndërlidhjet

EBA: Aeroplani luftarak është përplasur në Jemen


Fëmijët në Jemen mbajnë pjesë të asaj që banorët lokalë thonë se janë nga aeroplani luftarak i Emirateve të Bashkuara Arabe, që është rrëzuar sot në Jemen
Fëmijët në Jemen mbajnë pjesë të asaj që banorët lokalë thonë se janë nga aeroplani luftarak i Emirateve të Bashkuara Arabe, që është rrëzuar sot në Jemen

Një aeroplan luftarak i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) është përplasur gjatë një operacioni ushtarak mbi Jemen, me ç’rast janë vrarë të dy pilotët.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, pjesë e të cilit janë Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet një kumtese të sotme ka njoftuar se aeroplani luftarak është rrëzuar për shkak të dështimit teknik.

Zyrtarët lokalë të Jemenit thanë se aeroplani kishte fluturuar në lartësi të ulët kur ishte përplasur në një mal, pasi kishte kryer sulme me bomba në qarkun Buraiqa, në pjesën veriperëndimore të qytetit Aden, ku kryengritësit shiitë huthi e kanë bazën.

Arabia Saudite dhe koalicioni i shteteve arabe kanë hyrë në luftën civile në Jemen para një viti, në përpjekje për ta ripëtrirë autoritetin e presidentit, Abd-Rabbu Mansur Hadi, pasi ai ishte përmbysur nga kryengritësit huthi dhe forcat lojale ndaj ish-presidentit, Ali Abdullah Saleh.

Në muajin dhjetor, një aeroplan luftarak i Bahrejnit, i tipit F-16, ishte përplasur në Arabinë Saudite, për shkak të “dështimit teknik”.

Ky ishte aeroplani luftarak i dytë i koalicionit që ishte rrëzuar, pasi më herët, në muajin maj, ishte përplasur një aeroplan i Marokut, gjatë misionit mbi Jemen.

XS
SM
MD
LG