Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: Nuk ka sanksione të reja kundër Iranit


Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin

Rusia, që është anëtare me të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë se e kundërshton imponimin e sanksioneve kundër Iranit për shkak të testeve aktuale të raketave balistike.

I pyetur sot se nëse Irani duhet të ballafaqohet me sanksione të OKB-së për testet raketore, ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, tha “përgjigja e shkurtë dhe e qartë është - jo”.

Ai mëtutje theksoi se Irani nuk e ka shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, me të cilën është mbështetur marrëveshja atomike e arritur ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në korrik të vitit 2015.

Kjo rezolutë i bënë thirrje Iranit që të përmbahet nga zhvillimi i raketave balistike të afta për bartje të kokave bërthamore.

Javën e kaluar Teherani tha se lansimet raketore të fundit nuk synojnë zhvillim të kapacitetit atomik.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë për sanksione të mundshme kundër Iranit në përgjigje të testeve të fundit raketore iraniane, në mbledhjen e tyre të sotme në Bruksel.

XS
SM
MD
LG