Ndërlidhjet

SHBA – Rusi: Përplasje për testet iraniane të raketave


Samantha Power (në këmbë) dhe Vitaly Churkin diskutojnë në një mbledhje të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Samantha Power (në këmbë) dhe Vitaly Churkin diskutojnë në një mbledhje të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë përplasur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë, lidhur me atë se nëse testet e raketave balistike iraniane të kryera javën e kaluar paraqesin shkelje të një rezolute të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit, Rusia tha se testet nuk paraqesin shkelje të rezolutës së miratuar nga këshilli, pas nënshkrimit të marrëveshjes atomike me Iranin, vitin e kaluar, i cili i bënë “thirrje” Iranit të mos lansoj asnjë raketë balistike me aftësi për bartje të kokave atomike.

Por, Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se testet e kanë shkelur rezolutën dhe duhet të imponohen sanksione shtesë nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Iranit.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, tha se raketat “ishin të parapara për të qenë të afta të bartin armatim atomik” dhe ka vlerësuar se testet iraniane ishin “të rrezikshme, destabilizuese dhe provokuese”.

Por, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se Rusia nuk ka parë dëshmi se raketat mund të bartin armatim bërthamor dhe rrjedhimisht, Moska nuk sheh shkejle të rezolutës 2231.

XS
SM
MD
LG