Ndërlidhjet

BE: Ministrat janë pajtuar për qëndrim të fortë kundër Rusisë


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian unanimisht janë pajtuar për “pesë parimet udhëzuese” të politikës së BE-së ndaj Rusisë, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel.

Së pari, Rusia duhet plotësisht ta respektoj dhe implementoj armëpushimin e Minskut të nënshkruar në shkurt të vitit 2015, ndërsa BE-ja nuk do ta njohë aneksimin “ilegal” të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, tha Mogherini.

Në parimet e tjera përfshihet forcimi i BE-së me “partnerët lindorë dhe fqinjët e tjerë, e veçanërisht në Azinë Qendrore” dhe aftësinë e ripërtitjes në sektorët e tillë siç është energjia.

Mëtutje, zonja Mogherini theksoi se ministrat, po ashtu, e kuptojnë nevojën për “angazhim selektiv me Rusinë në çështjet e politikës së jashtme”, siç është konflikti në Siri dhe kundërterrorizmi.

Parimi i pestë paraqet “gatishmërinë për ta mbështetur gjithnjë e më tepër shoqërinë civile ruse”, tha Federica Mogherini.

XS
SM
MD
LG