Ndërlidhjet

Ushtria ruse në Siri i ngarkon pajisjet në aeroplanë për tërheqje


Vladimir Putin (djathtas) dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu
Vladimir Putin (djathtas) dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu

Rusia po përgatitet për tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga Siria, pasi presidenti, Vladimir Putin, i ka udhëzuar forcat e armatosura ruse ta fillojnë tërheqjen nga ky vend i përfshirë nga lufta.

Në kumtesën e sotme, Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se “teknikët në bazën ajrore i kanë filluar përgatitjet e aeroplanëve për fluturime të gjata në bazat ajrore në Rusi”.

Personeli ushtarak po i ngarkon pajisjet dhe materialet në aeroplanë.

Mbrëmë presidenti Putin tha se forcat ushtarake ruse në masë të madhe i kanë përmbushur qëllimet e tyre në Siri dhe ka shprehur shpresë se tërheqja e trupave ruse do të jetë stimulim për zgjidhje politike të konfliktit në Siri.

XS
SM
MD
LG