Ndërlidhjet

Maqedoni: Masa për kthimin e migrantëve në Greqi


Policia e Maqedonisë duke i vendosur migrantët nëpër kamionë, pasi ata e kanë kaluar kufirin nga Greqia

Policia e Maqedonisë duke i vendosur migrantët nëpër kamionë, pasi ata e kanë kaluar kufirin nga Greqia

Maqedonia i ka ndalur qindra migrantë që ilegalisht e kanë kaluar kufirin nga Greqia.

Afro 1 mijë refugjatë mbrëmë janë larguar nga kampi i tyre i tejngarkuar në Greqi dhe e kanë kaluar një lum afër kufirit të Maqedonisë.

Dhjetëra prej tyre e kishin gjetur mënyrën për të kaluar nëpër barrierën me tela gjemborë, por ata më vonë janë ndalur nga ushtarët e Maqedonisë.

Ministria e brendshme e Maqedonisë tha se më se 700 migrantë kanë hyrë ilegalisht nga Greqia dhe ka shtuar se policia dhe ushtria po ndërmarrin hapa për kthimin e tyre në Greqi.

Afro 20 gazetarë, që ishin së bashku me migrantët, ishin dërguar në një stacion policor, raportoi AFP.

Afro 14 mijë migrantë ishin bllokuar në një kamp në fshatin kufitar grek, Idomeni.

Javën e kaluar, Maqedonia tha se nuk do të lejoj hyrjen e migrantëve, kështu që praktikisht është mbyllur e ashtuquajtura “rrugë ballkanike” për migrantët për në pjesën veriore të Evropës.

XS
SM
MD
LG