Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Ushtria i ka vrarë 45 kryengritës kurdë


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Turqisë thotë se së paku 45 kryengritës kurdë janë vrarë nga sulmet ajrore që i ka ndërmarrë në pjesën veriore të Irakut, pas sulmit vdekjeprurës me makinë-bombë në Ankara.

Aeroplanët luftarakë të Turqisë i kanë bombarduar pozicionet e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) gjatë ditës së djeshme, një ditë pasi nga një sulm vetëvrasës në Ankara janë vrarë 37 vetë.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se autoritetet janë “pothuajse të sigurt” se sulmi në Ankara ishte punë e kryengritësve kurdë.

Në njoftimin e sotëm të ushtrisë së Turqisë thuhet se nga sulmet ajrore në malin Kandil, ku PKK-ja i ka bazat e saj kryesore, po ashtu, janë shkatërruar dy depo të armatimit dhe dy pozicione të raketave.

Ky pretendim i ushtrisë së Turqisë nuk ka mundur të verifikohet menjëherë.

Sulmi i pardjeshëm vetëvrasës në Ankara ishte i treti me radhë në pesë muaj, në një hapësirë që është afër zyrës së kryeministrit, parlamentit dhe ambasadave të jashtme.

Turqia aktualisht është e nagazhuar në sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve të PKK-së në pjesën juglindore të Turqisë.

XS
SM
MD
LG