Ndërlidhjet

Papa Françesk e ka miratuar shenjtërimin e Nënes Tereze


Nëna Tereze

Nëna Tereze

Papa Françesk sot formalisht e ka miratuar shenjtërimin e Nënes Tereze dhe e ka caktuar datën 4 shtator për kanonizimin e saj.

Ky zhvillim po bëhet 19 vjet pas vdekjes së misionares humaniste, e cila pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi punës me të varfërit në Kalkuta të Indisë, raporton AFP nga Qyteti i Vatikanit.

Nëne Tereze, me kombësi shqiptare, vdiq në vitin 1997 në moshën 87 vjeçare.

Ajo e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfërit.

XS
SM
MD
LG