Ndërlidhjet

logo-print

Në Dagestan arrestohen pjesëtarët e dyshuar të një grupi islamik


Pamje nga Mahaçkala në Dagestan

Pamje nga Mahaçkala në Dagestan

Në rajonin e trazuar të Dagestanit në Kaukazin Verior të Rusisë, janë arrestuar 14 pjesëtarë të dyshuar të një grupi islamik të ndaluar.

Autoritietet lokale thanë sot se të arrestuarit janë të dyshuar se i takojnë grupit Nurcular.

Prej vitit 2013, disa anëtarë të këtij grupi janë arrstuar në gjithë Rusinë, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun.

Nurcular ishte themeluar në Turqi nga intelektuali islamik, Said Nursi, i cili ka vdekur në vitin 1960.

Prej vitit 2008, ky grup është i ndaluar në Rusi.

Autoritetet e Rusisë thonë se ky grup promovon krijim të një shteti islamik, i cili do t’i përfshinte të gjitha territoret dhe vendet në rajon, të banuara me popullatë turqishtfolëse.

XS
SM
MD
LG