Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga e themeloi komisionin ndërkombëtar për demarkacion


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot e ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit “ad hoc” të ekspertëve ndërkombëtarë, që do të vlerësojnë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Mëtutje, në njoftimin e presidencës së Kosovës, theksohet se ky komision vlerësues, që e fillon punën sot, përbëhet nga tre ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Ky komision special është themeluar me nismën e presidentes Jahjaga, pas shqetësimeve të ngritura për marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për vendosjen e kufirit shtetëror.

Zonja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekspertët ndërkombëtarë, për ti mundësuar komisionit një vlerësim të saktë dhe gjithpërfshirës të procesit të demarkacionit.

Në këtë komision janë Fletcher M. Burton (SHBA), Herbert Wilmes (Gjermani) dhe Fred Newton (Britani).

XS
SM
MD
LG