Ndërlidhjet

Presidenti afgan mburret me arritjet kundër IS-it


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka thënë se militantët e Shtetit Islamik janë “në arrati”, në lindje të Afganistanit.

“Asnjë para nuk do t’u jepet” luftëtarëve të IS-it, ka thënë sot Ghani , gjatë një konference të përbashkët në Kabul me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Suksesin e largimit të militantëve të Shtetit Islamik ai ua ka atribuuar sulmeve ajrore amerikane, por edhe operacioneve masive tokësore të forcave afgane.

Gjatë gjashtë muajve të kaluar, grupi i Shtetit Islamik është ballafaquar me Talibanët në Nangarhar dhe kishte fituar terren në atë rajon.

Nga ana tjetër, Stoltenberg u zotua për më shumë mbështetje për forcat afgane, më shumë se një vit pasi kolacioni i NATO-s deklaroi përfundimin e misionit të tyre luftarak.

XS
SM
MD
LG