Ndërlidhjet

logo-print

Tre policë plagosen gjatë bastisjes në Bruksel


Pamje nga operacioni i sotëm në Bruksel

Pamje nga operacioni i sotëm në Bruksel

Gjatë një bastisjeje kundërterrorizmit, në Bruksel, janë dëgjuar të shtëna.

“Policët kanë qenë të sulmuar”, ka thënë sot Eric Van Der Sypt, një zëdhënës i Prokurorit Federal.

Ai ka shtuar se kërkimi në periferinë jugore të “Pyllit” ka lidhje me sulmet në Paris, nga të cilat mbetën të vrarë 130 njerëz, në nëntor të vitit 2015.

Tre zyrtarë policorë njoftohet se janë lënduar gjatë këtij aksioni.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve tha se edhe zyrtarë policorë francezë kanë qenë pjesë e aksionit të bastisjes.

Një operacion i madh policor po realizohet në atë zonë, me të paktën dy të dyshuar që raportohet se janë në arrati.

Në Belgjikë, 11 njerëz janë arrestuar dhe akuzuar në lidhje me sulmet e Parisit, ndërsa tetë persona janë ende të arrestuar.

XS
SM
MD
LG