Ndërlidhjet

Shpërthimi në Berlin mund të ketë lidhje me bandat kriminale


Vetura e dëmtuar nga shpërthimi i sotëm në Berlin
Vetura e dëmtuar nga shpërthimi i sotëm në Berlin

Policia gjermane thotë se rasti i shpërthimit të një bombe në një veturë në Berlin, ku mbeti i vrarë vozitësi i saj, mund të jetë i lidhur me bandat e organizuara të krimit.

Shpërthimi ndodhi sot, brenda një veture Volkswagen, në rajonin perëndimor të Charlottenburg. Vozitësi i veturës ka vdekur gjatë shpërthimit.

Policia e Berlinit thonë se nuk ka indikacione që shpërthimi ka qenë sulm terrorist.

Zëdhënësi i Policisë, Kerstin Ziesmer tha se hetuesit po koncentrohen në mundësitë se shpërthimi mund të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Ai ka treguar se personi që ka vdekur gjatë shpërthimit është një 43 vjeçar, por ka refuzuar ta zbulojë identitetin e tij.

XS
SM
MD
LG