Ndërlidhjet

Vrasësi Breivik jep përshëndetje naziste në gjyq


 Anders Behring Breivik jep përshëndetje naziste në gjyq, 15 mars 2016
Anders Behring Breivik jep përshëndetje naziste në gjyq, 15 mars 2016

Vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik ka dhënë një përshëndetje naziste, në fillim të një rasti gjyqësor kundër Norvegjisë, në të cilin avokatët e tij kanë argumentuar se ai po merr trajtim të panjerëzishëm në burg.

Breivik kishte vrarë 77 njerëz në vitin 2011, duke e bombarduar qendrën e Oslos, dhe më vonë duke gjuajtur në një kamp veror, në ishullin Utoya.

Seanca e sotme dëgjimore shënoi paraqitjen e tij të parë publike që nga koha e dënimit të tij me burg prej 21 vjetësh, në vitin 2012.

Ai hyri në gjyq, u përshëndet me avokatët e tij dhe pastaj e bëri një përshëndetje naziste, posa policia ia largoi prangat.

Breivik pritet që ta japë dëshminë e tij nesër, lidhur me akuzat drejtuar qeverisë së Norvegjisë, për shkelje të dy neneve të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

XS
SM
MD
LG