Ndërlidhjet

Kerry do të takohet me Putinin javën e ardhshme në Moskë


Një nga takimet e Kerry (majtas) me Putin

Një nga takimet e Kerry (majtas) me Putin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry planifikon të udhëtojë për në Moskë javën e ardhshme, për bisedime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

Temë e diskutimeve pritet të jetë Siria.

Liderët do të diskutojnë për “mënyrat se si mund ta lëvizim përpara në mënyrë efektive procesin politik, si dhe të përfitojmë nga kjo situatë”, ka thënë Kerry.

Me vendimin e Rusisë për t’i tërhequr “gjysëm e forcave të veta menjëherë” nga Siria, e po ashtu me bisedimet për paqe, Kerry thotë se situata në vendin e shkatërruar nga lufta ka arritur “në një fazë shumë të rëndësishme”, duke shtuar se ky moment duhet shfrytëzuar, e jo humbur.

XS
SM
MD
LG