Ndërlidhjet

Protesta para Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni


Pamje nga njëra prej protestave, në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, 15 mars 2016
Pamje nga njëra prej protestave, në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, 15 mars 2016

Disa mijëra protestues po protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, e cila gjatë ditës së nesërme, në një seancë pas dyerve të mbyllura, pritet të shqyrtojë ndryshimet e ligjit për falje, në bazë të të cilit presidenti i Maqedonisë do të ketë të drejtë t’i falë personat të cilët akuzohen apo gjykohen për mashtrime zgjedhore dhe krime tjera të ndryshme.

Ata janë ndaluar para një zone të krijuar nga forcat policore të Maqedonisë, vetëm disa metra larg ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese.

Kjo protestë është thirrurnga organizta joqeveritare“Hajde”, dhe e njejta është mbështetur nga shumë organizata të tjera joqeveritare, si dhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Paraprakisht, gjatë orëve të paradites, rreth 200 përkrahës të partisë GROM, e cila është në koalicion me VMRO DPMNE-në e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, ka dalë në kundër protesta, pikërisht para Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur edhe tenda, për të treguar se do të mbetet aty.

Kryetari i partisë GROM, Stefce Jakimovski është shprehur për mediat se do të qëndrojë bashkë me përkrahësit e partisë së tij para Gjykatës Kushtetuese, në mbrojtje të institucioneve të shtetit.

Por, Lidhja Social Demokrate thotë se kjo gjë e paraqet edhe një dëshmi se VMRO DPMNE është ajo që bllokon institucionet e shtetit dhe vendoset në mbrotje të interesave të partisë.

Kjo iniciativë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi që Prokuroria Speciale Publike nisi hetimet për rastin “Titanik”, për parregullsi zgjedhore, ku janë të dyshuar ish-ministra dhe zyrtarë aktual shtetëror.

XS
SM
MD
LG